“Mos u zhvish, bëj c*cat…”/ Sara Hoxha u mbyll gojën komenteve negative me këtë mesazh.
Prej disa kohësh Sara Hoxha është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë”, aty ku ka një rol në krah të këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejlli. Mirëpo jo të gjitha komentet ndaj saj kanë qenë suportuese.
Ka nga ata që vënë në dyshim aftësitë e saj në aktrim e madje i përmendin edhe sfidën që fitoi në “Dancing with the Stars”, duke i thënë se nuk e ka merituar.
Sara ka vendosur që këto komente të mos i marrë për bazë. Madje së fundmi ajo u ka mbyllur gojën gjithë atyre që kanë një fjalë të keqe për të në çdo moment.
Ajo ka specifikuar një koment, që e inkurajon të bëjë çfarë të dojë pasi fjalë dhe negativitet do ketë gjithmonë, pavarësisht se çfarë bën.
“Sara mos kërce, mos aktro, mos u vish, mos u zhvish, bëji cicat, jo mos i bëj. A thua Sara ka dalë në ankand e po merr leje ça të bëjë me jetën e saj! O Sara, o Gemini (Jetoje jetën si të ta dojë qejfi ty, me Ledrin pa Ledrin shijoje çdo moment e mos dëgjo asnjë”- i shkruan një komentues.