Një person është qëlluar për vdekje në ballkon në Stokholm të Suedisë.
Burime të IndeksOnline bëjne me dije se viktima është Gazmend Osmani nga Mitrovica.
Sipas informacioneve të Aftonbladet, 35-vjeçari është i lidhur me bandat në Stokholm dhe në banesë thuhet se ka pasur edhe fëmijë.
Njëri nga fqinjtë e tashmë të ndjerit ka rrëfyer përkitazi me këtë rast, transmeton Indeksonline.
“Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjura bërtima të forta”, thotë fqinji./IndeksOnline/