Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.
Gazetari Ermal Panduri e ka pyetur nëse Kurti ka qenë në dijne të kësaj bisede.
“A ka qenë në dijeni Albin Kurti për këto biseda” – pyet Panduri
“Jo”- është përgjigjur prerë Kusari.
Por, Kusari më vonë ka treguar se ndërkohë e ka informuar Kurtin për bisedën e saj me Radojiçiqin.