Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë një lajm të mirë për fansat e saj.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, me një pjesë nga kënga e saj e re që pritet të lansohet së shpejti ajo ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 24 orë.
Këtë projekt, Luana do ta sjell në bashkëpunim me reperët, Bardhi dhe Matolale, ku pritet të jetë një nga hitet e verës.