Sharje e bërtima pas përplasjes në Kuvend, deputetët mezi e qetësojnë Mërgim Lushtakun e Rashit Qalajn.
Pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Kosovës ku të përfshirë ishin deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në pamje shihen deputetët teksa tentojnë ta qetësojnë Mergim Lushtakun, Rashit Qalajn dhe Blerta Deliun.
Sherrin në Kuvendin e Kosovës e nisi Besnik Bislimi i cili më pas u gjuajt me ujë nga deputeti Lushtaku duke sulmuar edhe Kurtin.
Bislimi goditi Lushtakun me shishe të ujit dhe pastaj situata u përshkallëzua edhe më tej.
Të përfshirë në rrahjen masive ishin edhe deputeti Armend Muja, ministrja Albulena Haxhiu, ministri Hekuran Murati dhe të tjerë.
Në pamjet e publikuara në medie shihet se pas rrahjes në Kuvend kishte edhe bërtima dhe sharje teksa deputetët po tentonin ta qetësonin Lushtakun, Qelajn dhe Deliun