Mediat serbe i gëzohen përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.
Mediat serbe kanë raportuar menjëherë për përleshjen fizike që ndodhi mes deputetëve e anëtarëve të kabinetit qeveritar në Kosovë.
Gazeta “Danas” shkruan: “Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ndodhi një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes në pushtet dhe përfaqësuesve të partive opozitare. Siç raportohet nga mediat e Prishtinës, incidenti ndodhi gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti.”
Mediumi N1 e theksoi faktin se, pas fillimit të përleshjes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ftoi policinë që të ndërhynte.
Televizioni B92 shkroi: “Kaos total në të ashtuquajturin Kuvend i Kosovës, deputetët e sulmuan Kurtin”.
Për këtë zhvillim raportuan edhe portale të tjera në Serbi.