Mozzik nuk e lë rehat Loredanën, detaji interesant në këngën e re.
Mozzik sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Kidën.
‘’Forever together’’ erdhi edhe me një videoklip shumë interesant, por duket se aty është shfrytëzuar një moment për të thumbuar Loredanën.
Në një nga sekuencat e videoklipit, fokusohet një letër në të cilën shkruhet:
“Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.
Deri këtu në rregull pasi duket se thjesht janë zgjedhur disa emra por nuk është kështu.
Pikërisht këta tre emra janë përmendu në këngë nga Loredana në këngën e saj me Ylli Limanin e publikuar muaj më parë.
“Kto fore unë moti i kuptova.
Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”.
Nga të gjithë miliona emrat që ekzistojnë dyshja rastësisht zgjodhën të njëjtin? Nuk e besojmë!
Shiko foton: