Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Baicë të Drenasit, ku është ndarë nga jeta në moshë të re, Diellza Leku, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale. “Nuk mund ta besoj qe na le aq heret oj Shoqja jeme ma e mira. Ma kepute shpirtin moj Djellza. Qofsh egjenetit o shpirt”, ka shkruar familjari i saj.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot. “Të nderuar, familjarë, miqë dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Vajza / Motra jonë, Diellza Demir Leku (05.10.1999 – 26.09.2022) Varrimi i të ndjerës do të bëhet me datë 27.09.2022 në fshatin Baicë, nga ora 17:00. U prefsh në paqe Motër!”, ka njoftuar vëllai i saj në facebook.