Një stuhi e fuqishme përcjellur me shtrengata ka goditur vendet e rajonit, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Raportohet se së paku katër persona kanë humbur jetën si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin, ka bërë të ditur se edhe Kosova pritet të të përfshihet nga një mot i ngjashëm, por pa të reshura dhe me intensitet më të ulet.
Sipas tij, rajoni i Dukagjinit do të jetë si “epiqendra”, e stuhisë në formë të tornados.
Ndërkaq, kjo thekson ai, mund të dëmtojë kulturat bujqësore.
Tahirsylaj nuk përjashton mundësinë për reshje të dobëta lokale dhe ndonjë shkarkesë elektrike.