Luiz Ejlli sërish në vend të fundit! Kush ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram” këtë javë?
“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?
Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 1 mijë ndjekës.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 582 mijë ndjekës.
Efi vazhdon të humbasë ndjekës.
8. Krist Dragot rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar.
Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.
7. Elvis Pupa qëndron sërish në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.
6. Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.
5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.
4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
3. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 425 mijë ndjekës.
2. Moderatorja Dea Mishel Hoxha qëndron sërish në vendin e dytë, duke shtuar 2 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.
1. Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka.
Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 148 mijë.