Sara Hoxha dhe Luixhino ishin çifti që triumfoi në “Dancing With the Stars”, duke rrëmbyer kupën e spektaklit e duke mbyllur një eksperiencë të bukur me shumë emocione.
Në këtë eksperiencë, ata gjetën dhe njëri-tjetrin si dy miq të mirë që vazhdojnë ta ruajnë shoqërinë edhe sot, duke u takuar thuajse çdo javë, pavarësisht impenjimeve të shumta që kanë.
Teksa ishte i ftuar në “Pushime On Top”, balerini zbuloi se pas fitores së çmimit të parë, vetë Sara e shpërbleu Luixhinon me një shumë monetare, gjë që artistët sipas tij nuk e bëjnë.
“Kemi pasur shpërblim monetar, edhe nga kontrata, por edhe… se është hera e parë që e them.. edhe nga Sara.
Ka dhënë dhe ajo vetë, gjë që nuk e bëjnë artistë e tjerë.
E kam shoqe shumë të mirë dhe ja vlejti.
Takohemi akoma, çdo javë thuajse. Hamë ndonjë darkë.”- tha balerini.
Shiko foton: