Einxhel Shkira dhe Elita Rudi dikur kishin te dashurin e njëjtë?
Vite më parë në mediat Kosovë-Shqipëri u përfol për një lidhje dashurie në mes të Eixhel Shkiras dhe futbollistit të kombëtares Bekim Balaj.
Nuk kaloj shumë kohë dhe moderatorja bukuroshe Einxhel i dha fund lidhjes së saj me Balaj edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë zyrtarisht lidhjen e tyre, përveç disa deklaratave të bëra duke thumbuar njeri-tjetrin pas ndarjes, shkruan InfoKosova.
Futbollisti duket se nuk ndaloj shumë edhe menjëherë nisi një romancë me moderatoren bukuroshe Elita Rudi.
Elita sipas mediave vendore pati publikuar një fotografi të përbashkët në Snapchat me futbollistin, madje për një fund vit ishin parë edhe bashke në një nga klubet e Prishtinës.
Ishte bukuroshi të cilin shumë nga femrat shqiptare e pëlqejnë, Bekim Balaj, ai i cili ishte ne lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Einxhel Shkria dhe me pas me ‘nikoqiren’ e saj nga Kosova, Elita Rudi.
Kujtojmë se Elita është e martuar me reperin shumë të pëlqyer Gjiko me të cilin ka edhe dy fëmijë, ndërsa Einxhel thuhet se është berë nënë e një djali me dj nga Kosova, Dagzin./InfoKosova/
Shiko fotot: