‘Kur nisna për anej, krejt kamtë m’kputen, s’kom vullnet as mu çu n’mëngjes’ – Mërgimtari tregon sa shumë mërzitet kur i vjen koha të kthehet në kurbet
Në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan po mbahet festivali “Mergata Fest & Sport”, i cili tashmë është tradicional dhe organizohet posaçërisht për diasporën. Festivali mbahen nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti.
Të gjithë të interesuarit, në këtë festival patën mundësinë të argëtohen me yjet e estradës kosovare në koncertet të cilat u organizuan tri net radhas duke filluar nga ora 20:00.
Sonte, në mesin e shumë yjeve, në skenë u ngjit këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publik, Sabri Fejzullahu, i cili pa dyshim e çoi në këmbë Lipjanin me hitet e tij.
Me atmosferën e krijuar në shesh, mërgimtarët u shprehen shumë të lumtur, të cilët edhe falënderuan organizatorët për këtë festival.
Në një bisedë për ATV-në, një mërgimtar tregoi se qëndrimi një muaj në Kosovë për pushime, atij po i duket shumë pak.
Madje ai tha se, tri ditë para se të kthehet në përendim nga pushimet, nuk ka më vullnet dhe se i “këputen të dy këmbët”.
“Kemi ardhë prej Francës në pushime. Na vjen mirë se këtu kanë bërë këto koncerte, s’ka qysh ma mirë. Në Kosovë kemi me qëndrua një muaj, por shumë shkurt, po na shkon shumë shpejt. Perëndimi vetëm qato pare i ka. Unë kam dalë i ri si 18-vjeçar, por këtu kur vijmë për një muaj kënaqmi. A beson, kur nisna për me ikë andej, për nja tri ditë, krejt këmbët më këputen, s’kam vullnet me u zgjua në mëngjes”, thotë ky mërgimtar. /atvlive.tv