Duke qenë se periudha e verës karakterizohet me numrin e shumtë të ahengjeve familjare, si dasma e fejesa, kosovarët vazhdojnë që në shenjë gëzimi të përdorin armët. E të shtënat me armë në ahengje përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga fshati Ozdrim i Pejës, ku janë dëgjuar breshëri të shtënash në një aheng familjar.
Në pamjet e siguruara shihet se armët janë të tipit kallashnikov, teksa nuk dihet ende nëse Policia ka intervenuar në vendngjarje.