6.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore. Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani. Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes. Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop në Tv Klan, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.

Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.

Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.

Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.

Grabitësi rezultoi të ishte shtetasi me iniciale M. G., 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.

Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej M. G., rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj M.G., me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.

Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve./ Tv Klan

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...