Mehedin Përgjegjaj, i njohur me emrin artistik “Meda”, ka një shije të veqantë për dekorimin e shtëpisë, shkruan RepublikaOnline. Ekipi i emisionit “Shtepite e bukura te Kosoves”, vizitoj këngëtarin e njohur në një ambient të ngrohtë familjar.
Në kuadër të shtëpisë, e cila ka rreth 650 metra katror janë tetë dhoma të fjetjes dhe pesë banjo, të cilat, secila në mënyrën e tyre janë të rregulluara deri në detajin e fundit.
Përveq shtëpisë, syrin ta kap edhe oborri, i cili është mjaftë i madh, shkruan RepublikaOnline. Meda rrëfen se ai me familjen rrallë vinë në Kosovë, pasi që jetojnë në Gjermani, por sa herë që ju del kohë, ata nuk hezitojnë të vinë.
Meda tregon se do vazhdoj të punoj në oborr, pasi që e ka lënë anash. Ai gjithashtu tregoi se edhe në Gjermani janë në përfundim e sipër të shtëpisë tyre tjetër. Edhe përbrenda shtëpisë së Medes, duket se ambienti është mjaftë luksoz duke i kushtuar një përkushtim të veqant, sidomos dhomës së ditës./RepublikaOnline
Për më shumë ndiqeni videon me poshtë për të parë më në detaje se si duket shtëpia e Medes: