Këngëtarja Albina Kelmendi shpërthen në lot pas gjestit që bëri burri i saj
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, është surprizuar nga bashkëshorti i saj, teksa kjo e fundit ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”.
Ai i kishte sjellë një buqetë me lule dhe një pusullë, të cilën sapo nisi ta lexonte e pushtuan lotët.
“E shtrenjta ime, ndërsa ulem në një qoshe për të shkruar disa fjalë për ty, po e gjej veten të përmbushur nga dashuria dhe mirënjohja që të kam prej teje. Në kopshtin e zemrës sime ti je lulja më e bukur. Prania jote në jetën time është një thesar i çmuar… ti je partnerja ime, miku i ngushtë, dhe bashkëshortja ime e përjetshme”, shkruante i shoqi mes të tjerash.
Ka qenë kjo surprizë që e ka përlotur dhe emocionuar tej mase këngëtaren.
“Ai është njeriu kryesor tani që më shtyn për gjithçka. Nëse kisha kërkuar ta zgjidhja vetë partnerin e jetës, nuk e di nëse do mund ta zgjidhja ashtu siç është Valoni”, u shpreh ajo./TopChannel/
Shiko videon: