U përjashtua nga ‘reality show’, Sara flet për herë të parë jashtë shtëpisë së BBV për boksierin dhe zbulon si qëndron e vërteta
Sara Gjordeni, një ditë pasi u përjashtua nga Big Brother VIP, ka dhënë disa deklarata të bujshme ekskluzivisht për “Shqipëria Live”.
Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin, Jurgenin, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrat nuk ishte më. E mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.
Sara u përjashtua pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Vëllai i Madh pas ngjarjes anuloi televotimin dhe dërgoi një ‘Zarf të zi’ brenda. Pas incidentit në tualet, Françeska tha se i është kujtuar bullizimi që i është bërë kur ishte adoleshente.