Gazetari shqiptar: Në Kosovë janë 245 profile online të eskortave, Shqipëria prin në Ballkan
Gazetari nga Shqipëria, Eraldo Harlicaj, ka treguar numrin e eskortave online që operojnë në Kosovë e Shqipëri.
Ai tha se për sa i përket eskortave online, Shqipëria është vendi dominues në të gjithë Ballkanin, ku sipas tij, janë 2 mijë e 52 profile eskortash aktive që janë pasqyruar në një faqe online.
Ndërsa, sipas tij, Kosova ka një numër shumë më të reduktuar, ku tha se janë vetëm 245 raste, e që 237 ishin në Prishtinë dhe vetëm tetë raste në Ferizaj.
Kurse, në Shqipëri, tha ai, dominonte qyteti i Tiranës me 990 raste, më pas ishte Durrësi, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Fieri. /Klankosova