Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi tronditi jo vetëm qytetin nga ajo vjen, Pejën por edhe të gjithë Kosovën. Në video shihet një person i cili i vërsulet asaj, duke tentuar të bëjë veprime të turpshme. Personi i dyshuar është Flori Beqiraj. Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.
Por, kush është Flori Beqiraj?
I dyshuari që që bëri këtë akt me alpinisten, studimet i kreu në Universitetin Publik të komunës së Pejës “Haxhi Zeka”. Drejtimi në të cilin përfundoi studimet ishte “Kontabilitet dhe Financa”.
Më pas, i dyshuari u punësua si zyrtar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig” poashtu në Pejë. Në gusht të këtij viti, Beqiraj gjithashtu u fejua, kjo konfirmohet nga fotografitë që i njëjti ka në rrjetin social facebook.
Çka “e lidh” Beqirajn me Nikqin, është fakti se të dy merren me alpinizëm. Sipas burimeve të Insajderit, ai rrjedh nga një familje e respektuar dhe mjaft e njohur në qytetin e Pejës.
Mrika Nikqi, përmes një postimi në facebook njoftoi se me datë 27 të këtij muaji kishte qenë pre e një akti të turpshëm, por e njëjta nuk kishte dhënë detaje se kush ishte i dyshuari që ishte kapur nga policia e Kosovës.