I riu nga Drenasi, Ardi Berisha është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një sulmi në tru, raporton Sinjali. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të afërmit dhe shokët e të ndjerit, përmes një njoftimi në profilin e tyre në facebook, ku edhe kanë shprehur ngushllimet e tyre pas largimit nga kjo botë të të riut Ardi Berisha.
“Sa i dhimbshem ky lajm! Me dhimbje shume te madhe e kuptova se paska nderruar jete ish nxenesi im Ardi Berisha. Ngushellime familjes, shoqerise dhe te gjithe atyre qe e njohen! U prehsh ne Paqe Ardi!”, ka shkruar një familjar. “Pas një sprove të madhe uba me dal sotë dulem e hangrem ni dark uknaqem muhabet me shok tmir ka lezet neja ju falenderoj për muhabetin”, ka shkruar një mik i tij.