Një video e publikuar kohë më parë nga kanali “Caught on Camera”, paraqet pamje të aksidenteve të ndodhura në Rusi, të kapura live nga kamerat të vendosura në vetura. Kjo ishte bërë e mundur, pasi që veturat në e rusëve, të gjithë shoferët janë të obliguar të vendosin kamera, shkruan Korrespodenti.
Siç edhe mund të shihni në videon e më poshtme, pothuajse të gjitha aksidentet kanë ndodhur nga pakujdesia e shoferëve, apo thënë më ndryshe, nga veprimet idioteske të tyre. Nëse i shikoni të gjitha këto aksidente, pothuajse mbi 90 për qind e tyre nuk do duhej të ndodhnin nëse do respektoheshin minimalisht rrregulat e trafikut.
“Trafiku rrugor në Rusi është tejet interesant. Rregullat duket se janë rekomandime jo të detyrueshme, treguesit e drejtimit dhe pedale e frenave janë aksesorë opsionalë, kufijtë e shpejtësisë duket se nuk ekzistojnë dhe dadot e rrotave janë në mungesë”, thotë një komentues në këtë video.
Kujtojmë se çdo vit, 1.35 milionë njerëz humbin jetën nga aksidentet rrugore në mbarë botën, që i bie se për çdo ditë, rreth 3700 njerëz humbin jetën nëpër aksidente, duke përfshirë vetura, autobusë, motoçikleta, biçikleta, kamionë ose këmbësorë. Më shumë se gjysma e personave që humbin jetën në komunikacion janë këmbësorë, motoçiklistë ose çiklistë.
Këto janë vetëm statistikat e atyre që humbin jetën, por numri i të lënduarve në aksidente trafike është së paku 10 herë më i madh, ndoshta edhe më shumë. Mbi 90 për qind e aksidenteve shkaktohen nga faktori njeri, pra nga pakujdesia e shoferit, ndërsa rreth 10 për qind të aksidenteve të tjera, shkaktohen nga faktorë të tjerë, si faktori rrugë, faktori automjet, faktorë të jashtëm qofshin natyrorë apo aksidental, etj.