Hysni Rexhaj, që njihet ndryshe në Kosovë dhe si “njeriu ujk” ka një pasion të madh për t’u kujdesur për kafshët. Rexhaj gjithashtu njihet dhe për pasionin që ka për gjarpërinjtë. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Hysniu teksa rrëfente eksperiencën e tij, mbante në duar dhe puthte një piton, transmeton pemajetes.com.
Ai tregoi se shpeshherë iu vjen në ndihmë njerëzve kur përballen me situata të pakëndshme me gjarpërinjtë. “Jam një njeri i dashur për të gjitha kafshët, shpendët, zvarranikët. I dua të gjitha. Por i dal në ndihmë popullit si në Shqipëri dhe Kosovë. Dje kam menaxhuar tre raste në komuna të ndryshme në Kosovë.“, tha ai.
Shiko videon më poshtë:
Më tej, ai tregoi dhe një rast kur ka futur në bark një gjarpër. “Kam e kam vendosur për gojë, e kam çuar deri në stomak dhe e kam nxjerrë prapë gjallë. Për këtë jam numër 1, sepse nuk kam parë akoma një video që ka futur dikush një gjarpër në bark.”, tha Hysniu. /Pemajetes.com