Zakonisht dasma konsiderohet të jetë dita më e lumturë e jetës, por në rrethana të ndryshme, për dikë emocionet mund të jenë të përziera. Kështu në një dasëm shqiptare, nusja në një moment ka vrapuar në drejtim të xhaxhait të saj, të cilit i ka dhën një përqafim dhe më pas kanë vallëzuar bashkë, duke emocionuar gjithë dasmorët.
Arsyeja pse nusja kishte bërë këtë veprim, ishte pasi xhaxhai ishte kujdesur që kur ishte e vogël, sepse babai i kishte vdekur në një moshë të re.
Shiko videon KETU.
Në të kaluarën për dasmat ekzistonin edhe normat e shkruara që duhej të respektoheshin në ritet e ndryshme që secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Por si duket e gjithë kjo sot?
Me fillimin e stinës së verës shohim edhe një rritje të dasmave dhe ahengjeve familjare. Kudo në trevat shqiptare vërehet kjo dukuri e rritjes së fluksit të organizimeve festive, e cila ndodh për arsye nga më të ndryshmet.
Por në të kaluarën dasmat dhe në një histori familjare kishin një organizim pak më ndryshe nga ky i ditëve të sotme. Ekziston edhe normat e shkruara që duhej të respektoheshin në ritet e ritualeve të ndryshme që secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit libri lll flet për martesën dhe trajton 11 deri në 35, ku janë të specifikuara të gjitha proceset e martesës.