Valbona Selimllari njihet si “Missi pa moshë”, për shkak të pamjes së saj të pandryshuar ndër vite, në mos të përmirësuar. Missi i parë shqiptar, është ndër të paktat vajza që ka rrëmbyer kurorën dhe vijon të jetë po aq e pëlqyer sa në fillimet e saj.
Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studenteNë fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.
Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit.Ajo është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.
Më kanë përjashtuar, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”. Ajo ka folur edhe për moshën e saj. Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi. ’Pra, nëse i bëjmë llogaritë mirë, Selimllari është 50 vjeçe si dhe ka edhe 3 fëmijë.