Mihrije Braha, Remzie Osmani, Shyhrete Behluli, të gjithë këta emra të njohur të estradës shqiptare tashmë janë bërë vjehrra. Djali i vetëm i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, deri më tani është kujdesur që të qëndroj sa më larg vëmendjes mediatike. Ndonëse disa herë është bërë pjesë e medias rozë, ai asnjëherë nuk ka dhënë material për të qenë emër i lakuar në botën e estrades kosovar, shkruan pemajetes.com.
Siç mësojmë, Arbëri, i cili prej vitesh është i fejuar, së shpejti do ta kurorëzoj dashurinë e tij me martesë. Përgatitjet për dasmën e madhe tashmë kanë filluar në familjen e këngëtares Shkurte Fejza. Kujtojmë se Shkurte Fejza, është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Ajo më këngët e saj patriotike ka frymëzuar popullin e Kosovës në përpjekjet për lirinë e vendit. Edhe pas luftës, ajo ka vazhduar të jetë një nga këngëtaret më të njohura kosovare. /Pemajetes.com