SHBA- I heq vetullat vajzës 3-vjeçare, por mjaft ndjekës e kryqëzuan për veprimin në rrjet. Një nënë amerikane e dy fëmijëve është kritikuar në rrjetet sociale pasi ka postuar një video ku shfaqet duke i hequr vetullat vajzës së saj trevjeçare.
31 vjeçarja Leah Garcia thotë se vajza e saj Bliss ishte vetëm dy vjeçe kur ajo ‘pyeti’ nëse mund të hiqte vetullat. Por pasi Leah postoi një fotografi teksa i hiqte vetullat vajzës së vogël ajo u cilësua si një ‘nënë e keqe’.
Por ajo i është kundërpërgjigjur fjalëve të këqija, duke thënë se kjo do ta shpëtojë vajzën e vogël nga ngacmimet kur të jetë më e madhe.
Bliss ishte pak më shumë se dy vjeç kur fillova ta depiloja. Bliss dhe motra e saj Behautti kanë tetë vjet mes tyre dhe Bliss gjithmonë më shihte duke depiluar vetullat e motrës së saj më të madhe, kështu që më pyeti nëse mund ta bënte edhe ajo. Ajo më pyeti dy ose tre herë dhe unë pranova.
Njerëzit thonë se ajo nuk e ka idenë se ka vetulla, por unë doja ta depiloja sepsa sa më shpejt të filloni me depilimin, aq më pak dalin ato.
Mamaja 31-vjeçare thotë se ajo është tallur gjatë gjithë fëmijërisë së saj për shkak të flokëve të trasha dhe të errëta si dhe vetullave të shpeshta. Kur ajo vuri re se edhe vajzat e saj kishin këtë “problem” vendosi të merrte masa që ato të mos talleshin nga shokët e tyre.