Djali i vetëm i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, kujdeset të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Ndonëse disa herë është bërë pjesë e medias rozë, ai asnjëherë nuk ka dhënë material për të qenë emër i lakuar. E mbrëmë Arbëri i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Erzën, shkruan pemajetes.com.
Mediat rozë në vend, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj martese, ku kishin publikuar pamje të ndyshme nga kjo dasmë madhështore e familjes së Shkurte Fejzës.
Por, ajo që ra në sy është se, Shkurta, gjatë mbrëmes sa po zhvillohej dasma, nuk kishte publikuar asgjë në rrjetet sociale. Mos është ky një veprim për t’u dalluar nga Shyhrete Behluli, që ahengjet familjare i bën gjithmonë mediatike?.
Të nesërmen, pra nga sot në mëngjes, Shkurta ka publikuar disa pamje nga dasma, edhe ato vetëm në story të Instagramit të saj, ndërsa, nuk shihet asnjë postim i rregullt sa i përket martesës së djalit të saj.
Në një dasmë madheshtore me miq dhe shumë figura publike, Arbëri dhe Erza festuan kurorëzimin e tyre. Pjesë e kësaj kremte ishte edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka ururar çiftin për martesën, duke ju dëshiruar shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët.
“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën.Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!” shkroi Haradinaj në facebook, bashkë me shmuë fotografi nga festa e dasmës. /Pemajetes.com