Mërgimtari i njohur i tiktok-ut, Rasim Avdyli, përmes një video, për herë të parë ka treguar një detaj nga jeta e tij, që shumë kënd e ka befasuar. Ai ka thënë se djalin e ka 32-vjeç, dhe se ai është i martuar, shkruan pemajetes.com.
“Djalin e kam 32 vjet”, ka thënë Avdyli, duke rrëfyer histori nga jeta e tij private. Njëri nga bashkëbiseduesit i thotë: Mos ma lyp çikën për djalë! “Jo, jo, djali i jem është i martum. Unë i kam 48 vjet”, ia kthen atij Rasimi.
Shiko videon:
Ditë më parë, Rasimi, për herë të parë kishte folë për dy fëmijët e tij që i ka me ish-gruan e tij në Kosovë. Ai madje ka treguar se edhe tani e dashura e tij gjermane e ka një fëmijë, duke shtuar se do t’i tregojë të gjitha dhe se nuk do të mbajë asgjë fshehtë.
“Kisha dashtë me ma falë Zoti edhe një fëmijë. Kam pas fëmijë, po rata nuk i kam rritë vet, i ka rritë familja edhe ata nuk e kanë dashninë për mu qysh e dojnë fëmija babën e vet. Edhe ata ndoshta e kanë me të drejtë sepse janë rritë pa babë, edhe pse ju kam qu pare, por s’jom kanë për ta, nuk i kam qu te mjeku, e shumë do sene”, ka thënë Avdyli.
Për këtë, ai thotë se ka qef me e pas edhe një fëmijë, për të cilin thotë se dëshiron ta rrisë vet. “Për qata kam qef me e pas një fëmijë me e rritë vet me duar të mija, me e la, me qu te mjeku… Unë i kom dy fëmijë, por po kam qef që për shkak të grues tem, sepse edhe kjo e ka një fëmijë, e ka një djalë, po kallxoj kështu publikisht, por unë po kom qef me e pas me to një fëmijë”, shprehet Avdyli. /Pemajetes.com