Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.
Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Të ftuar në dasëm ishin shumë fytyra publike dhe kolegë të këngëtares, shkruan lajmi.net.
Ekipi i emisionit “Mirage” ka qëndruar nga afër dhe ka sjellë atmosferën dhe detaje më të hollësishme. Një prononcim e dha edhe këngëtarja Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj. Ata kishin një kërkesë për çiftin, dhe këngëtarja foli për raportin e saj me nusen.
Materialin e plotë e gjeni mëposhtë:
Përveç nuses, janë vajzat e Shkurtes ato që morën vëmendjen. E vajza e saj e vogël Agnesa ka publikuar një fotonga dasma e vëllait. Me këtë dukje, ajo duhet të ketë marrë vëmendjen e të gjithëve.
E vajza e Shkurtës, Gresa Behluli, atë natë ka publikuar një pamje, ku tregon se si po duken ajo dhe motra e saj Agnesa. Dy motrat bukuroshe, kanë shkëlqyer në dasmën e vëllait të ture.
Në organizimin madhështor në vëmendje ishin edhe vajzat e këngëtares popullore, Gresa, Besiana dhe Agnesa. Së fundmi, ka qenë artistja Gresa që ka postuar një imazh nga dasma ku kanë pozuar të tre motrat.
Të treja në veshje elegante me fustana unik, po shkëlqenin derisa kishin pozuar duke buzëqeshur ëmbël.