Saim Kasumi nga fshati Skoqne, nga Komuna e Vushtrrisë, përmes një kronike të Tëvë1, u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga Kosova. Ai madje tha se edhe për ata që janë larguar më herët për në vendet tjera tani i kanë mundësitë që të kthehen në vendin e vet dhe të punojnë këtu.
Ai tha se vazhdimisht po i dëgjon të rinjtë duke folur për mundësitë që të largohen nga Kosova, për të shkuar me punu në Gjermani për një jetë më të mirë, numri i të cilëve është rritur në masë të madhe viteve të fundit në Kosovë.
Shiko videon:
“Ju po e shihni, Kosova u braktis. Nuk iu intereson të rinjve, kur dal në Vushtrri nuk dëgjoj se bëjnë tjetër diskutim veç qysh me ik. Po me ik, ik, por qysh kthehesh? S’do ku po shkojnë të rinjtë tonë. Unë vet kam jetuar në Gjermani dhe tash më mirë i këqyri delet e mia sesa me shkua me ia këqyr delet gjermanit, a italianit apo francezit”, u shpreh Kasumi.
Ai me tej iu bëri apel të rinjve që të kthehen në Kosovë pasi tha se “mundësitë janë për t’iu kthyer këtij vendi”.