I fshehur mes pyjeve me drurë të lartë dhe shekullor, në malet e fshatit Zhegoc, ndodhet një mrekulli natyrore, e cila ruan shumë fshehtësi, ndërsa gojëdhënat për to janë trashëguar brez pas brezi.
Kur vajzave u vonohej kismeti, ato shkonin tek “Kroi i Bekuar” lidhnin një shami të kuqe në drurët përreth dhe ktheheshin të lumtura në shtëpi, në pritje që t’u buzëqesh fati. Amviset shkonin kur lopët nuk jepnin qumësht, ndërsa bujqit për t’u lutur për mbarësi në të mbjella. Por, ajo që të bën përshtypje është besimi i banorëve të kësaj ane në magjinë shëruese që ndodhet në këtë krua.
Shiko videon: