I riu nga Juniku që humbi jetën në mënyrë tragjike, është Betim Gacaferi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët janë shprehur të shokuar nga kjo tragjedi e rëndë që u ka ndodh familjeve të tyre, shkruan pemajetes.com.
“Ngushëllime familjes Gacaferi. I vështir lajmi për ndarjen nga jeta të Betim Gacaferit. Gjithmon do të jesh në zemrat tona djali ma i mir i Junikut ,nipi jon ma i miri.Zoti të shpërbleft me xhehnet nipash,Zoti ju dhasht saber e gajret Nanes e gruas,ngushellime familjes gjerë ,shokëve,miqve…”, ka shruar një e afërme e Betimit.
“Betim na e këpute shpirtin, kishe plane tjera për vete për familjen i le në gjysmë ! Qofshi banor i xhehnetit !”, ka shruar një familjar i të ndjerit. Ndryshe, siç merr vesh Gazeta Projekti, i riu junikas, në momentin tragjik të jetës së tij, ishte duke marrë dru në mal.