Një 61-vjeçar në Australi pësoi një atak të rëndë në zemër dhe ishte në koma për disa kohë. Kur u zgjua, ai u tregoi të gjithëve se si është jeta e përtejme. Alistair Blake pësoi një atak në zemër në janar 2019 dhe gruaja e tij e gjeti të vdekur kur u zgjua.
Ajo u përpoq ta ringjallte me CPR derisa mbërriti një ambulancë , por kur mjekët mbërritën në shtëpi, gjetën të vdekur 61-vjeçarin. Mjekët vazhduan të punonin me burrin për më shumë se një orë, duke kryer CPR dhe duke përdorur një defibrilator për tetë herë.
Shiko videon:
Pas 90 minutash dramatike zemra filloi të rrihte sërish. Kur u zgjua dhe të gjithë e pyesnin se në çfarë gjendje ishte, ai u përgjigj duke përshkruar në të njëjtën kohë jetën e përtejme.
Alistair shpjegoi në detaje se nuk kishte “asgjë”, nuk kishte tinguj, zëra apo drita. Ai tha se përvoja ishte aq traumatike sa truri i tij ishte bllokuar. Burri shtoi: “Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Shumë njerëz më pyesin nëse pashë ndonjë gjë. Jo, nuk pashë asgjë. Nuk ka drita të ndritshme, asgjë si kjo.”
Alistair u kthye në shtëpi pas 12 ditësh qëndrimi në spital dhe tha se përvoja e tij afër vdekjes i ka dhënë atij një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës. Pas përvojës së tij dramatike, 61-vjeçari reduktoi numrin e orëve që punonte në mënyrë që të shihte më shumë miqtë dhe familjen e tij.
Ai gjithashtu ushqehet më shëndetshëm dhe ushtron më shumë./Abcnews.al/