Seriali “Jetë e hidhur – Aci Hayat” ka qenë seriali i parë turk i transmetuar në Kosovë, që për një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete publikun kosovar.
Personazhe nga më të ndryshmet e ngjarje interesante janë ato që e kanë karakterizuar këtë serial. Aktorët e këtij seriali kanë lënë gjurmë, e madje edhe pse u bë kohë nga transmetimi, shumica e aktorëve mbahen mend, qoftë për pozitivitetin apo negativitetin që kanë bartur në këto role.
Selin Demiratar është një prej aktoreve më të njohura turke. U bë e njohur me rolin e saj të ‘Nerminit’ në serialin ‘Jetë e hidhur’. Si protagoniste e këtij seriali u bë shumë e pëlqyer edhe në publikun shqiptar.
E kaq vite pas serialit duket se Nermini ka ndryshuar shumë dhe mezi po mund të njihet.