Babai i kosovarit nga Prizreni që ka vdekur në Gjermani ka thënë se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasë probleme me ndokënd. 28-vjeçari ka vdekur pasi është therur me thikë nga kolegu i tij në vendin e punës, të shtunën në Nymphenburg të Munchenit.
Për Klan Kosovën, babai i të ndjerit ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja se kishte pasë konfIikte të vogla apo të mëdha me ndonjë person apo edhe kolegë të punës.
Shiko videon:
Kosovari punonte murator në sektorin e ndërtimtarisë për tre vite në Gjermani, të njëjtën punë e kishte bërë edhe në Kosovë më parë. Ai u therr me thikë nga një koleg i tij shqiptar dhe si pasojë e plagëve të rënda edhe pas operimit nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve.