Një nuse e re humbi jeten nga një ataku kardiak në shtëpinë e re, një orë pasi përfundoi dasma. Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.
Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.
Shiko videon:
Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pësoi një atak fatal në zemër. Përpjekjet e mjekëve për ta rin gjallur atë rezultuan të pasuksesshme. Humbja e parakohshme e kishte tronditur familjen e saj dhe zonën lokale.
“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mpre hta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar.
Kushëriri i saj Mohammad tha: Dje, morëm pjesë në dasmën e Isras ku të gjithë ishin të lumtur dhe sot do t’ia themi lamtumirën e fundit.