Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.
Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza ka publikuar projektin e ri. Ai i dedikohet nuses së djalit dhe premierën e pati në martesë.
Shiko videon:
Kujtojmë se të ftuar ishin edhe shumë fytyra të njohura publike, njëherit miq të këngëtares. Nuk thuhet kot se “Shqiptari e ka inatin e madh”. E pas deklaratës virale të Remzie Osmanit dhënë për emisionin “Mirage”, se nuk e ftoi në fejesën e djalit, Mihrije Braha, bashkë i bëri dasma e djalit të Shkurte Fejzës.
Në storjen e përgaditur, mund të shikoni një moment tejet interesant. Tek sa Remzia është duke kënduar, kamera fokuson tavolinën ku ishin Mihrija dhe Naimi.
Naimi shihet duke kërcyer me këngën e Remzies, por Mihrija, për një moment harron arsyen se pse kamera është duke i marrë ata pikërisht sa është Remzia duke kënduar. Për ta rregulluar këtë hamendje, Mihrija bën një veprim, i cili me siguri se do t’ju bëjë të qeshni.
“O kuku për neve horë na batë. Shiko, tani përtej shakave, Remzia nuk e besoj që e ka pas qëllim” dëgjohet duke thënë Mihrija në intervistën e saj për Mirage.
Gazetari i bën pyetjen direkte Mihrijes nëse ka folë apo jo me Remzien. “Pasi gjithçka ka nisë këtu në Mirage, desha me ju pyet a keni folë me Remzinë?”, e pyet gazetari Mihrinë, ku kjo e fundit ishte bashkë me Naimin.
“Po si jo, apsolutisht që po, ne Remzien dhe Halilin i kemi ndër miqtë më të mirë”, thotë Naimi. Kur përgjigja i kërkohet Mihrijes, ajo thotë: “Po, po jemi përshëndetë si jo”.