Javë më parë u konfirmuar shtatzënia e këngëtares së njohur kosovare, Aida Doçit, konfirmim këtë që e bëri Prive. Këngëtarja e kishte mbajtur goxha mirë larg syrit të publikut këtë pjesë, dhejo vetëm shtatëzanin e saj, por edhe jetën e vet private në përgjithësi. Aida njihet për publikun për baladat e saj, popullariteti i të cilave, vetë sa rritet për çdo ditë, shkruan pemajetes.com.
Por, tashmë kur janë vulosur gjërat, as Aida nuk po kursehet. Ajo ka publikuar video nga performancat e saj. Në to, për herë të parë vërehet qartazi barku i rrumbullakosur. Deri tani, Aida nuk ka zbuluar asgjë nga pjesa e gjinisë apo se sa muajshe shtatzënë është konkretisht. E mediat rozë, në anën tjetër, ka kohë që shkruajnë për shtatëzanin e Aida Doçit, e cila deri më tani, atë e kishte mbajtë private.
Shiko foton: