Komuniteti shqiptar në Kanada i është bashkuar dhimbjes së familjes shqiptare, për ndarjen nga në moshë fare të re, të një vajze 29-vjeçareje, me origjinë shqiptare.
Ajo jetonte në Toronto, Canada, ndërsa vajza quhej Tiffany Christina Skrela. Nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes, (flitet për një aksident fatkeq që i mori jetën në lule të rinisë).
Ndërsa do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën më 23 tetor 2022, duket se familja e saj jetonte prej kohësh në Kanada, sikurse edhe një pjesë e mirë e farefisit të saj.
Lajmin e trishtë e publikoi në rrjetet sociale Famullija “Zoja e Shkodrës”. I gjithë komuniteti shqiptar i është bashkuar kësaj dhimbjeje të madhe për familjen me origjinë shqiptare që jetonte prej kohësh, përmes mesazheve që kanë dërguar.
“Të pikëlluar: Nana Natalja, motra Nicole, halla e babës Dranja, halla Dila me familje, fëmijët e hallës Victoria Gjelaj, kushëriri Nikollë Frani, familja e Rrok Zefit, dajat Sander e Viktor Dragaj me familje, si dhe farefisi Xhaj”, shkruan në postimin Famullija “Zoja e Shkodrës” ku i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë farefisit.