Mbrëmjen e datës 7 tetor, në ekranin e Top Channel ka nisur “Dancing With the Stars” me moderatore Bora Zemanin. Spektakli është hapur me një kërcim nga Bora Zemani dhe trupa e baletit, e përberë nga konkurrentët. Moderatorja ka shkëlqyer duke kërcyer nën ritmin e këngës “Alien Superstar” nga kengtarja Beyonce, shkruan Korrespodenti.
Bora Zemi është prezantuesja e spektakli “Dancing With the Stars”, i ka nisur prej disa javësh. Këtë, ajo e kishte konfirmuar edhe disa ditë para se të fillonte ky spektakël, gjatë një interviste të saj dhënë në emisionin “Më lër të flas”.
Shiko videon e hapjes së DWS:
Bora Zemani merr vëmendje në çdo paraqitje që bën. Bora edhe këtë javë shkëlqeu me paraqitjen në një fustan argjendi. Dukjen e kompletoi me një palë vathë të mëdhenj me shkronjën B, gjersa flokët i mbante bisht në formë të gërshetave. “Nata e kaluar”, shkroi ajo. Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.