Me lot në sy, familja e shoqëria e 8-vjeçarit, Eris Qenaj, i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushit të dielën. Ai vdiq një ditë më parë, pasi ra në frezën e traktorit që po e ngiste djali i axhës së tij, vetëm 3 vjet më i madh se ky.
Atë dhe djalin tjetër të axhës, 17 vjeçar, Erisi po i shoqëronte derisa ata punonin arën në Romajë të Hasit në Prizren të shtunën, njofton Klan Kosova. Për shkak të ngjarjes, ndihmë mjekësore mori edhe i mituri që po voziste mjetin e punës. Vogëlushi po vijonte mësimin në klasën e tretë në shkollën ‘Bajram Curri’ të Romajës.
Shiko videon e më poshtme: