Neslihan Atagül Doğulu, është njëra nga aktoret më të dashura turke. Ajo për audiencën shqiptare u bë e njohur me rolin e Nihanit, nga seriali, Kara Sevda, shkruan ORAinfo. Ishte pikërisht ajo telenovelë që Neslihanin e bëri shumë të kërkuar anë e mbanë botës së filmit dhe serialit.
Ajo u përfol për një përballje me një sëmundje, për të cilën u detyrua ta lë serialin ‘Vajza e Ambasadorit’. Mirëpo, tani ajo duket se është kthyer më e fuqishme se kurrë e këtë e shohim edhe në postimin e saj të fundit./ORAinfo/
Shiko videon:
Ajo përveç që është aktore, me bukurinë e saj ka qenë e ftuar si fytyrë kryesore e shumë reklamave të kompanive të njohura turke.
E në fotografinë e fundit që ajo ka postuar, ‘Nihani’ duket aq bukur dhe me një grim të tillë mund të quhet edhe si më e bukura e Turqisë.