Jetmira Avdili, është bërë mjaft e njohur jo vetëm tek shqiptarët në Zvicër por edhe në Kosovë. E reja shqiptare e cila jeton në Solothurn, ka disa kohë që merret me aktivitete bamirësie në Kosovë. Duke e parë situatën e vështirë të shumë familjeve pa strehë si dhe kërkesat e shumë qytetarëve për shërim jashtë vendit, Jetmira mbledh fonde vullnetare për t`u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë, shkruan DrenicaOnline.
Sot ajo ishte me mision në Drenas për t’i dalë në ndihmë një vajze dhe familjes së saj nga Shtutica.
“Miq te mi te dashur. Faliminderit shume per kontributin per ket engjull. Sot ja sigurova Insulinat dhe gjitha paisiet si edhe ushqim mbi 600€ per familien ne Drenas, Shtuticë. Zoti ju bekoftë. Me Respekt Jetmira Avdili”, ka shkruar Jetmira në Facebook, transmeton DrenicaOnline.
Jetmira Avdili kohë më parë ishte bërë temë për mediat në Zvicër. Për shumë vite ka luajtur futboll dhe është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër. Jetmira Avdili njihet për aktivitetet e saj humanitare. Ajo ka mbledhur fonde dhe u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në Kosovë./DrenicaOnline/