Vanesa Sono është 20-vjeçarja nga Saranda, që po korr sukses në tregun ndërkombëtar muzikor. Ajo dikur fitoi “Gjeniu e vogël”, ndërsa sot kënga e saj “Slay me” është trasmetuar në BBC.
Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Vanesa u shpreh shumë krenare për rrugëtimin e saj në Britani. Ajo tregoi se po bën çmos që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës.
“Jam shumë shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC, RADIO KISS FM.
Shiko videon:
Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flas vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”, tha Vanesa.
Më tej, ajo zbuloi momentin e reagimet e prindërve në çastin kur BBC transmetoi këngën e saj.
“Kur u dha për herë të parë në BBC kemi qënë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishmë për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u përlot pak se është tip i ndjeshëm si mua.