Daniel Fitzpatrick i dha fund jetës edhe pse ishte vetëm 13 vjeç. Ai jetonte në Staten Island të Shteteve të Bashkuara. Ai kishte lënë një letër për dy prindërit e tij para se t’i jepte fund jetës. Në atë letër Danieli kishte shkruar se në shkollë është tallur është fyer dhe është poshtëruar.
Danieli i kishte dhënë fund jetës duke u varur. Shpirti i tij nuk mund të duronte më dhe ai i dha fund jetës. Në atë letër ai shkruante se edhe mësuesit kishin neglizhuar dhe se nuk kishin bërë asgjë për të ndaluar talljet dhe ofendimet ndaj tij.
Shiko videon:
Në atë letër ai fajëson prindërit që e kishin lëvizur nga shkolla. Ai kishte shkruar: Në fillim ishte mirë. Unë kisha shumë miq, nota të mira dhe një jetë të shkëlqyeshme, por kur ndërrova shkollë dhe u ktheva më pas, gjithçka ndryshoi ndryshe. Miqtë e mi të vjetër ndryshuan, ata nuk flisnin më me mua dhe as nuk më pëlqenin mua.
Unë heq dorë. Mësuesit… ata nuk bënë asgjë!F amilja e Danielit e përshkruan atë si një person shumë të ndjeshëm, por prindërit e tij janë të pikëlluar pasi mundën të bënin asgjë për ta shp ëtuar.