Një 64-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e sotme në Babrru. Policia bën me dije se ajo ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë në banesën e saj teksa ka qenë duke kryer punime. Tashmë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
“Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.