Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një prej çifteve më ‘cute’ të showbiz-it, të cilët i kanë bërë të gjithë për vete me historinë e bukur të dashurisë. Ata u njohën në punë, u dashuruan, nisën bashkëjetesën dhe tashmë janë bërë prindër të vogëlushit me emrin më të veçantë, Diell.
Moderatorja dhe regjisori ndajnë gjithçka bashkë, madje edhe ditën e tyre të lindjes. Më 7 maj, ka festë në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit. Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç.
Shiko videon:
Megjithatë, diferenca në moshë nuk i péngon aspak dy të dashuruarit. Eh pra nuk kanë thënë kot se “dashuria nuk njehë moshë“.