Mëngjesi i sotëm gjeti Prishtinën në një kaos komunikacioni. Kjo pasi që po bëhet testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Vërehen kolona të gjata, vetura të cilat janë të bllokuara në rrugë e qytetarë të frustruar me gjendjen.
Ndër ta ishte edhe një mërgimtar nga Gjermania, i cili i tha RTV21 se ka tri orë ka mbetur i bllokuar në rrugë. Madje ai i dërgoi edhe një porosi Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. “Jam vonu boll, po s’kam çka me bë me fluturu s’po mundemi, qe Përparim se u mësu në Londër, në Londër ndryshe është këtu ndryshe është.. Unë edhe sot e nesër eca për Gjermani”, tha qytetari.