2.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Zhduket me 100 mijë euro personi që kërkoi ndihmë “për vëllain e tij të sëmurë” (Video)

Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në portal të Klan Kosovës të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute. Madje, i njëjti edhe kishte telefonuar në redaksi.

Lajmi tashmë kishte dalë edhe në disa medie tjera online, por edhe televizione, dhe më në fund, edhe redaksia e Klankosova.tv vendosi të kontribuoj, sikur në shumë raste të tjera. Andaj një gazetar u angazhua që të flas me Armendin. Në kësi rrethana, fatkeqësisht, dhembshuria mund ta lë argumentin në radhë të dytë.

Shiko videon:

Lajmi i bazuar në bisedë që gazetari kishte, por edhe në të dhënat e një profile me emrin e Blerim Morinës, doli në portal. Edhe në këtë rast, si në shumë të tjerë, pati mobilizim të vullnetmirëve. Shumë sish e kontaktuan atë që u prezantua si vëllai I Blerimit dhe e siguruan se paratë e nevojshme do të mblidhe.

Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë. Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.

Kjo, shtyri Klanin që të nis kërkimin për të. Një ekip qëndroi në Mitrovicë, qytetin e prezantuar si vendbanim i Blerimit.

Por, nuk e njohu kush as në rrugën Agim Ramadani që u dha si adresë e tij, e as në pjesë tjera të qytetit.

Ndërkohë, as në Klinikën e Hematologjisë ku trajtohet Leukemia acute, nuk kanë mundur të konfrmojnë në fundjavë se kanë pasur pacient me emër të tillë.

Drejtori Shemsedin Sadiku, I tha Klanit se as atij e as stafit nuk i kujtohet kësi pacienti, ani se zyrtarisht kjo mund të konfirmohet tek të hënën.

Emisioni hulumtues Kiks Kosova, është duke u marrë më thellësisht me këtë rast, dhe të tjerë të kësaj natyre, dhe pritet të sjellë më shumë detaje të martën mbrëma.

Kjo, derisa pritet që edhe organet hetimore të merren me këtë.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...